Dënohen familjarët britanikë që lanë në gjendje kome nusen e ardhur nga Pakistani pas martesës me mblesëri

18/12/2023 16:52

Një gjykatë britanike ka shpallur sot fajtorë familjarët që keqtrajtuan dhe i dhanë mjekime me dashakeqësi nuses së re të shtëpisë, duke e lënë në gjendje kome për tetë vjet.

38 vjeçarja Ambreen Fatima Sheikh, vetëm së fundmi arrin të marrë frymë vetë por ka pasuar dëme të pariparueshme në tru dhe nuk është me e ndërgjegjshme për mjedisin rreth saj.

Në gjykatë u tha se gjendja e saj ka ardhur pasi ishte detyruar të gelltiste tableta nga vjehrra e saj që i kishin shkaktuar një atak hipo-glicemie.

Tableta të tilla janë shumë të rrezikshme nëse merren nga jo-diabetikët  dhe më parë kanë vrarë fëmijë të vegjël që i kanë gëlltitur gabimisht, shkruan Daily Mail.

Prokurorët thanë se Ambreen ishte e dobët dhe e izoluar ndërsa kishte pësuar dhe episode dhune në shtëpinë e bashkëshortit dhe prindërve të tij në Huddersfield, në veri të Britanisë.

Policia u vu në dijeni për plagët nga doktorët që pritën Ambreen në spital, e cila ishte gjithashtu e kequshqyer, e paveshur dhe e mbajtur keq.

Ambreen kishte ardhur në Britani në 2014 pasi u martua me Asgar, tani 31 vjeç, në një martesë me mblesëri në 2013 në Pakistan.

Por tashmë tetë vjet pas humbjes së ndjenajve të Ambreen, bashkëshorti i saj Asgar, bashkë me prindërit e tij, motrën e burrin e motrës, kanë dalë në gjyq për abuzimet dhe keqtrajtimin e gruas dhe mbulimin e fakteve.

Juria i shpalli ata të gjithë fajtorë për shkaktimin e lëndimit apo lejimin e lëndimit ndaj një personi të rritur, si dhe bashkëpunim për të fshehur provat.

Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme.

Ajo që ka ndodhur brenda dyerve të shtëpisë mbetet ende e paqartë pasi asnjë nga anëtarët e familjes nuk tregon, por prokurorët dyshojnë për torturë e djegie me substanca kimike, si dhe tentativë vrasjeje të gruas së pambrojtur me tableta të rrezikshme.

Para se të vinte në Britani Ambreen ishte një vajzë e sjellshme dhe e arsimuar.

Ajo nuk fliste anglisht dhe pasi erdhi në Huddersfield nuk dilte nga shtëpia. Ambreen raportohej e izoluar, pa para, pa miq.’

Një i afërm i familjes Sheikh tha se vajza nuk lahej rregullisht dhe nuk kujdesej për shtëpinë ose të gatuante për të shoqin.

Ekspertët konkluduan se Ambreen kishte gëlltitur një ose dy tableta të mjekimeve të vjehrrës së saj ‘glimepiride’ – për uljen e nivelit të gjakut për diabetikët.

Mjekimi përshkruhet si një drogë e fuqishme që mund të vrasë një fëmijë që e gëlltit padashje.//Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
(Fotot: Daily Mail) Ambreen kishte ardhur në Britani në 2014 pasi u martua me Asgar, tani 31 vjeç majtas

Top Channel