Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se lëvizjet e SPAK për Sali Berishën janë në kundërshtim me ligjin.

Në “Top Story”, Bumçi tha se vendi është futur në diktaturë, e provuar edhe nga raportet zgjedhore dhe tashmë SPAK sipas tij po kërkon zëvendësimin e një mase që nuk e ka marrë miratimin e Kuvendit.

“Shqipëria është në diktaturë. Në këtë vend ku OSBE/ ODIHR thotë se kërcënohen votuesit, përdorimi i strukturës së shtetit, marrja e të dhënave personale, blerja e votës. OSBE thotë se PS hyri në avantazh se nuk ka ndarje pushtetesh. Në një vend që ke këtë raport për zgjedhjet a është demokraci apo diktaturë. Te parlamenti opozitës nuk i njihet asnjë procedurë, nuk i njihet e drejta themelore kushtetuese. Çfarë vendi është ky kur nuk i njihen këto të drejta opozitës. Sipas raportit të zgjedhjeve nuk kemi demokraci, nuk ka më opozitë në parlament.

Nuk ka komisione hetimore. Kjo nuk ka ndodhur kur ishim ne në qeveri. Thelbi është ky. Çfarë duhet të bënte Berisha, SPAK gjykata dhe Edi Rama kanë shkelur me dy këmbë kushtetutën e Shqipërisë që thotë merret miratimi i Kuvendit për arrestet dhe në çdo lloj forme të kushtëzimit të lirisë. Kushtetuta thotë në çdo lloj formë dhe janë zbatuar për Sajmir Tahirit. Kjo e drejtë kushtetuese është e shkruar e zeza me të bardhë, dhe ka precedentin të zbatuar. SPAK kishte vetëm një mundësi. SPAK kërkon zëvendësimin e një mase që nuk ka marrë miratimin e Kuvendit”-tha Bumçi në “Top Story”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA