Drejtuesi i nismës “Thurje”, Endri Shabani, deklaroi në “Top Story” se e gjithë situata e krijuar është përfundimi i epokës rrugëtimit politik të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Shabani deklaroi se aktualisht diskutimet që duhen bërë në gjykatë bëhen në studio televizive, duke lënë të kuptohet se nuk po arrihen bisedimet e duhura në institucionet e duhura.
“Ky është një debat shterpë (drejtuar debatit të krijuar në studio). Thelbi duhet të ishte për çfarë po akuzohet Berisha, a është fajtor dhe a e meriton burgun. Ky diskutim që duhet të bëjmë ne. Ky diskutim që duhet bërë politikisht në media, ky bëhet në gjykatë, ndërsa diskutimi tjetër që është teknik, që nuk vlen fare, bëhet në televizor.
Ky bëhet për të ikur nga fakti që këtu kemi përpara vjedhjen që i është bërë në 30 vite këtij populli. Këtij i kanë kapur vetëm një rast që i kanë shkuar tek familja e vet. E garantuar që nuk është e vetmja herë që është abuzuar me pushtetin publik. Ky është diskutimi. Ky është diskutime që kërkojnë ta shmangin.
SPAK-u nuk i ka marrë leje Ramës për të marrë masën e parë për Berishën. E gjithë kjo, u ngrit një gurgule e madhe, përse Rama nuk po voton. I krijoi një super situatë Edi Ramës ku gjatë miratimit të buxhetit, krijoi një kaos në kuvend. Kjo është vdekje politike për Sali Berishën, atij i ka ardhur fundi”, tha Shabani.
Top Channel