Autori i cili plagosi 40-vjeçarin Aleksandër Curaj në Shkodër është identifikuar nga policia.
Sipas informacioneve 59-vjeçari me iniciale D.B ka qëlluar katër herë drejt 40-vjeçarit dhe është larguar me biçikletë, ndërkohë ky i fundit vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur Curaj për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Policia thotë se po vazhdojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 59-vjeçarit.
Një dëshmitare në vendin e ngjarjes tregoi se si ndodhi plagosja e Aleksandër Curajt.
“Unë isha duke lypur dhe i dhashë ndihmën, unë nuk e njoh, e kanë parë të gjithë ngjarjen, ndenji 10 minuta, as 10 minuta, i thashë jepini ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihmën, në stomak e kishte problemin, këtu e kishte plagën, gjak shumë, në këmbë, unë i dhashë ndihmën e parë, kurrkush nuk i dha, e pashë që ishte…dhe e ndihmova”, tha gruaja.
Top Channel