Tre alpiniste ishin veshur sot me simbole të superheronjve të njohur për të sjellë dhurata fëmijëve në spitalin e Prishtinës, para periudhës së Krishtlindjeve.
Alpinisja Mergimtare Berisha, e klubit të alpinistëve në Prishtinë tha se ishte një ide për të bërë të lumtur fëmijët duke i treguar se ‘nuk janë vetëm’.
“Ne vendosëm që tani në fund të vitit të mos lejojmë të preken nga vetmia që fëmijët që nuk ndjehen mirë, dhe duhet të kalojnë Vitin e Ri ose Krishtlindjet në spital”, tha Berisha.
“Ne erdhën për t’i bërë sadopak të lumtur duke u dhënë dhurata ose ndpnjë përqafim, për t’i treguar se mendojmë për ta”.
Alpinistet u sillnin dhuratat femijeve duke zbritur me litar nga lartesia.
Hanife Haziri ka në spital nipin e saj dhe tha se vizita e aplinisteve të shkathëta i gëzoi shumë fëmijët.
“Kjo është diçka shumë e bukur, fëmijët u kënaqën. Vetëm me disa gjëra të vogla ata u sollën gëzim, fëmijëve në spital”./AFP/
Top Channel