Në tregun e gjësë së gjallë në Kukës edhe pse po afrohet fundviti, periudhë kur shtohet konsumi, fuqia blerëse mbetet e ulët.

Blegtorët thonë se pavarësisht se e diela është ditë pazari, deri në çastet e intervistimit nuk kanë shitur asnjë kokë bagëti.

Ndërsa blerësit thonë se çmimet e larta, por edhe mungesa e të ardhurave ekonomike i kushtëzojnë. Vitet e fundit fenomeni i emigrimit ka sjellë përgjysmim të numrit të krerëve tek të imtat e gjedhët në Kukës. Blegtorët thonë se ka mbetur mosha e tretë për ruajtjen e tyre, çka ka sjell edhe zvogëlimin e kopesë.

Zona e Kukësit shquhet për cilësinë e mishit me kullotat e pasura malore, me burime ujore rrëzë maleve që i shtojnë shijen prodhimeve blegtorale.

Top Channel