Krahëbardha “nxin” fermerët! Insekti po shkakton dëme të mëdha, problem edhe çmimi që ofrohet nga grumbulluesit
17/11 13:22
Këtë vit jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit.
Rritja e çmimeve në tërësi ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit. Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka ardhur pasojë e një procesi zinxhir.
Ndërsa nisur nga cilësia dhe puna për rritjen e një gjeli deti ata gjykojnë se çmimet ende janë nën kosto.
Një vit më parë çmimi i gjelit të detit në Peqin varionte nga 10-12 lekë/kg peshë e gjallë, ndërsa këtë vit gjeli i detit po shitet 13-14 leke kg. Sipas fermerëve me afrimin e festave çmimi rritet edhe më tepër.
Top Channel