Fjalë të zjarrta dashurie midis Adisit dhe Fifit! Dedikime, lule dhe muzikë në “S’e luan Topi”

16/12/2023 19:07

Dy mesazhe dashurie nga partneri i saj, Adisi e lanë pa fjalë Fifin, ndërsa ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi”.

Mes lotëve, ajo shprehet e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e partnerit.

“Nuk ka mundësi, nëse jkam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë ka qenë kur dikush me më dediku diçka, me më dediku diçka si kjo, sapo e mora. Unë jam shumë e lumtur që kam snë jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit, është prrellali”, tha Fifi mes lotësh, por edhe të qeshurave.

Erjona: A do t’i thuash diçka Adisit?

“Faleminderit që më bëre nënë, faleminderit që je njeriu që m’i shkakton krejt llojet e emocioneve që ekzistojnë, i ke dy, tri sene që duhet me i ndryshu që ti i di shumë mirë, krejt jetën time do ta jap vetëm ty”, tha Fifi.

Erjona: Më duket se të dëgjoi Adisi direkt.

Veç dedikimeve, konkurrentja e “Dancig With The Stars mori edhe një tufë me lule me motive festash, nga partneri i saj.

Kujtojmë se këngëtarja Fifi dhe partneri i saj Adisi janë prindër të një djali të cilin vendosën ta quajnë Theo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA