Drita ngec në shtëpi ndaj Malishevës në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës, që u mbyll me rezultatin 1-2.
Ishin vendasit ata që zhbllokuan takimin me Krasniqin në minutën e 5’, megjithatë miqtë barazuan në minutën e 17’ me Hazrollaj.
Ndërsa në minutën e 45’ Aliu përmbysi rezultatin dhe shënoi golin e fitores për Malishevën.
Pas këtij raundi, Drita renditet në vend të dytë me 31 pikë, teksa Malisheva renditet në vend të katërt me 29 pikë.
Dukagjini fiton me rezultatin 1-0 ndaj Gjilanit, me golin e vetëm të kësaj sfide që u shënua në minutën e 90+4’ nga Neziri.
Pas javës së 18-të, Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 24 pikë, teksa Gjlani renditet në vend të tetë me 17 pikë.
Fushë Kosova-Feronikeli mbyllet me rezultatin 0-1. U deshën nëntë minuta që Musa të zhbllokonte takimin, por njëkohësisht t’u jepte dhe fitoren miqve.
Pas javës së 18-të Fushë Kosova renditet në vend të nëntë me 10 pikë, teksa Feronikeli në vend të shtatë me 21 pikë./ Super Sport
Top Channel