Sulme terroriste në Europë, arrestohen katër anëtarë të Hamasit

15/12/2023 14:20

Katër persona që mendohet të jenë anëtarë të Hamasit e të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në Europë, janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze.

Njoftimin e bëri zyra e Prokurorit federal gjerman, që sqaroi se tre nga personat në fjalë u ndaluan në Gjermani dhe njëri në Holandë. Shënjestra e tyre duket se do të ishin institucionet hebraike në Europë.

Nga tre të prangosurit në tokën gjermane, dy ishin shtetas libanezë dhe i treti, shtetas egjiptian. Person ii ndaluar në Holandë është vendas, thotë CNN.

Lajmi erdhi paka pas njoftimit se autoritetet holandeze dhe ato daneze kishin arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për vepra terrorizmi, edhe pse Agjencia Daneze e Inteligjencës i tha CNN se këto raste nuk kishin “lidhje të drejtpërdrejtë” me arrestimet e anëtarëve të dyshuar të Hamasit.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser falënderoi autoritetet policore të vendit të saj dhe ato të Holandës, duke pohuar se kjo “tregon që zyrtarët tanë të sigurisë janë jashtëzakonisht vigjilente dhe mbeten gjatë gjithë kohës në veprim.

“Mbrojtja e hebrenjve është prioriteti ynë kryesor. Ne përdorim të gjitha mjetet kushtetuese kundër atyre që kërcënojnë jetën e hebrenjve dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”, u shpreh Faeser.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, falënderoi gjithashtu autoritetet për “hetimin e suksesshëm”, i cili “ka kontribuar si tha ai, në garancinë që hebrenjtë në Europë të vazhdojnë të jetojnë në paqe dhe siguri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA