“Mungon në Bologna”, Mourinho humbet një tjetër futbollist për shkak dëmtimi

15/12/2023 09:30

Roma humbet një tjetër lojtar përpara transfertës në Bologna, aq shumë e rëndësishme për zonën Champions League.

Verdhekuqtë ndajnë vendin e katërt me pikë të barabarta me skuadrën e Thiago Mottës.

Dy skuadrat do të ndeshen mes tyre në “Dall’Ara” të dielën (18:00), duel që do të transmetohet live në SuperSport 3. Lista e mungesave të Romës në këtë përballje është e gjatë.

“Special One” humbi në takimin e fundit ndaj Fiorentinës (1-1) lojtarë si Paulo Dybala (i dëmtuar), Romelu Lukaku (karton i kuq) dhe Nicola Zalewski (karton i kuq).

Ndërkohë që në infermieri janë prej kohësh Tammy Abraham dhe Chris Smalling. Gati nuk është as Marash Kumbulla, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar ka nisur seancat stërvitore pas mungesës prej 29 prillit.

Në dyshim të madh për transfertën e komplikuar janë edhe Leonardo Spinazzola dhe iraniani Serdar Azmoun. Kundër Bolognas nuk do të jetë as Houssem Aouar.

Mesfushori algjerian pësoi një tërheqje muskulore në fitoren 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol në Europa League. Që do e mbajë disa ditë larg fushave të blerta.

“Ka një problem muskulor, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Bolognan”, u shpreh Mourinho në lidhje me gjendjen fizike të 25-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA