Hapja e kalimit kufitar të Kerem Shalom, OBSH mirëpret vendimin e Izraelit: Lajm i mirë!

15/12/2023 17:42

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mirëpritur hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke e konsideruar atë “lajm i mirë”. 

Në një prononcim për gazetarët në Gjenevë, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza, Dr. Richard Peeperkorn vlerësoi hapjen vendkalimit, por tha se kishte spitale në veri të enklavës që kishin nevojë thelbësore për furnizime mjekësore dhe ishin të vështira për t’u arrirë.

Kalimi Kerem Shalom ndodhet në cepin jugor të Gazës, në kufirin e saj me Izraelin dhe Egjiptin. Ditët e fundit është përdorur si pikë kontrolli për të përshpejtuar procesin e kontrollit në vendkalimin Rafah.

Për mediet, Dr. Peeperkorn ngriti pyetjen: “Si mund të sigurohemi që këta kamionë me ndihma të mund të shkojnë kudo në Gaza, jo vetëm në jug, por edhe në veri?” 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA