Grushti ndaj arbitrit, presidenti Koca pezullohet përjetë! E pëson edhe Ankaragucu

15/12/2023 12:51

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit Halil Umut Meler.

Ndërkohë, klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme shtëpiake.

Koca humbi toruan pas ndeshjes Ankaragucu-Rizespor. Që përfundoi në barazim 1-1 falë golit të skuadrës mike në minutën e shtatë shtesë.

Më pas dha dorëheqjen, duke deklaruar se asgjë nuk mund të justifikonte dhunën e ushtruar prej tij ndaj kryesorit të sfidës.

Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandaloj që Ankaraguci, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, theksoi 59-vjeçari.

Koca vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet. Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA