Rezultat befasues në çerekfinalet e Botërorit për klube në përplasjen mes Al Ittihadit të emrave të mëdhenj si Benzema dhe Kante (kampionët në fuqi të Arabisë Saudite) dhe Al Ahly-t të Egjiptit.
Kundër çdo parashikimi, skuadra e Al Ittihadit, edhe pse e mbushur me “yje” të futbollit, u mposht 3-1, ndërsa Al Ahly fluturon në gjysmëfinale.
Benzema, pasi humbi penalltinë që do ta çonte rezultatin në baraspeshë 1-1 në pjesën e parë, shënoi golin e nderit në kohën shtesë, kuptohet pa pasur asnjë mundësi për ta shmangur eliminimin.
Al Ahly do të sfidojë Fluminensen në gjysmëfinale, të hënën, më 18 dhjetor. Gjysmëfinalja tjetër, e planifikuar për të martën, më 19 dhjetor, do të jetë mes Manchester City-tdhe ekipit japonez Urawa Red Diamonds./ Super Sport
Top Channel