“Inter është aty ku duhet të jetë. Kemi një ëndërr, yllin e dytë në fanellë, dhe punojmë për ta realizuar”.
Gjithçka këtu, janë fjalët me të cilat ju është drejtuar Presidenti Zhang nëpërmjet një videomesazhi futbollistëve dhe stafit në mbrëmjen e Krishtlindjeve të organizuar nga klubi. Interi ka në mendje titullin. Kjo nuk justifikon vendin e dytë në grupin e Champions kur mund të mernin kryesimin.
Europa është shumë e rëndësishme si për sa i përket prestigjit ashtu edhe të ardhurave për Interin, por aspekti sportiv është prioritar dhe ylli i dytë në fanellë me fitimin e titullit të 20 kampion është objektivi, një objektiv ku skuadra e di se nuk varet nga asgjë tjetër, shorti apo momentet e veçanta të sezonit.
Është objektiv edhe për drejtuesit e patjetër edhe për trajnerin që bën zgjedhjet, dhe zgjedhjet e Inzaghit deri tani kanë treguar se zikaltërit i kanë dhënë prioritet më tepër kampionatit se sa Champions League, me skuadrën titullare që është preferuar në Europë vetëm në takimin e dytë në grupe përballë Benfikës.
Po përse e mendojnë kështu te Inter? Sepse ylli i dytë është një titull historik, të gjithë duke nisur nga Zhang duan të vënë firmën dhe emrin e tyre në një numër që do të mbahet mend. Pastaj sepse janë ende të gjalla kujtimet e befasisë që pësuan dy vjet më parë nga Milani, pengje që do të mbeten deri sa të vijë titulli kampion.
Pastaj nëse Interi do të shkonte deri në 1/8 në Champions por duke fituar titullin, askush nuk do të qortonte Inzaghin përse nuk shkoi deri në çerekfinale duke siguruar vendin e parë në grup. E kundërta, mosfitimi i titullit kampion do të shihej si dështimi më i madh, lëre pastaj nëse shkon në duart e Juventusit. Jo rastësisht presidenti përmend titullin kampion dhe yllin e dytë, objektivin primar për Interin.
Top Channel