Kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, 7 nga të arrestuarit në operacionin policor “Reset”, për t’i njohur me masën e sigurisë.

Në këtë operacion, ku u kapën 500kg lëndë narkotike të ndara në 34 pako, u shkatërrua një grup kriminal, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Këto pako do të transportoheshin në furgon e më pas nëpërmjet një mjeti lundrues do të dërgohej nëpërmjet rrugëve ujore drejt Turqisë.

Në pranga kanë rënë Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuljano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meçi. Ndërkohë, në kërkim janë edhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, për arsye se hetimi është në zhvillim dhe sipër.

Droga mbahej në magazinën e Idriz dhe Romir Meminajt. Pasi ishte paketuar, po transportohej me mjetin e drejtuar nga Nertin Gjoni, që u ndalua në lagjen 11 janari

Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë sekuestruar dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë, sipas policisë.

Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë shtetit të lëndës narkotike.

Top Channel