Rregullorja e re për kaosin në parlament/ Debate mes Ermonela Felajt dhe Agron Gjekmarkajt në studion e “Top Story”

14/12/2023 22:22

Miratimi i rregullores së re të parlamentit u diskutua edhe në studion e “Top Story”, ku pati edhe debate mes të ftuarve.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, debatuan me njëri-tjetrin për këtë temë.

Felaj deklaroi se disa situata e tensioneve në parlament nga opozita është vulgaritet, gjë që u kundërshtua nga Gjekmarkaj.

Ermonela Felaj: Nuk besoj që pyetja është çfarë fitoni, për atë rregullore që kemi rënë dakord të gjithë të gjithë në një retorikë do të kishim rënë. Ka njerëz që adhurojnë vulgaritetin, brutalitetin, ka të tjerë që adhurojnë tymin, e të tjerë që adhurojnë arsyen. Ne bëmë ndryshime në rregullore sepse

Agron Gjekmarkaj: Vulgariteti nuk qëndron tek tymi as tek fjalët. Qëndron tek forca e dhunës për të poshtëruar atë që është i dobët. Parlamenti shqiptar është në krizë. Pretendojmë se opozita është çmendur, dikush duhet të ndërhyjë për ta rregulluar. Kjo i takon pozitës, për të hapur dialog. Unë dua një republikë të bazuar në ligj. Dua drejtësi në këtë vend.

Ermonela Felaj: Këto rregulla janë vendosur për të gjithë parlamentin që të ruajmë dinjitetin. Që të ruajmë një rregull në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA