Kryesia e Berishës ka vendosur të mbajë protestë të hënën dhe të enjen, dy ditë këto tepër të rëndësishme në kalendarin politik.
Të hënën është dita kur vendoset mbi imunitetin e Berishës në mbledhjen e këshillit të legjislacionit dhe imunitetit. Dhe të enjten paralelisht me seancën e fundit parlamentare për këtë sesion parlamentar.
Më herët, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Berishës përmes zëvendësimit të masës nga “detyrim paraqitje”, të cilën ai nuk e zbatoi 3 herë radhazi, në arrest me burg ose arrest në shtëpi.
Ish-kryeministri ndodhet nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” sërish u kërkoi mbështetësve të tij të ngrihen në protesta. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar Berisha theksoi se duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.
Top Channel