Ish-futbollisti i PSG-së, akuza gruas së tij: Më rrëmbeu fëmijët, por e dua!

14/12/2023 20:55

Mevlut Erdinç, ish-futbollist i Kombëtares Turke (35 ndeshje me Turqinë), lojtar i klubeve si PSG, Rennes, Fenerbahçe apo Basaksehir, ka rrëfyer se ka qenë viktimë e shantazhit nga gruaja e tij, Taleb Erdinç, e cila dyshohet se i ka rrëmbyer fëmijët.

“Kam 5 muaj që nuk kam dëgjuar lajme nga gruaja ime, Taleb Erding. Nuk e di ku janë, ajo nuk do të më tregojë fëmijët e mi. Këtë dua ta dinë të gjithë, sepse është çnjerëzore. Kam kontaktuar gruan time me e-mail dhe kam depozituar një milion euro në llogarinë e saj. Pas kësaj, munda të flisja me djalin tim përmes video-telefonatës”.

Mesazhi vazhdon, me Erdinçin që flet për stabilitetin që ka dashur t’i jepte gjithmonë familjes së tij.

“Gruaja ime u martua me mua në fillim të karrierës sime dhe i dha fund lidhjes një ditë pasi njoftova largimin nga futbolli i luajtur, por unë ende e dua. Paratë nuk janë diçka që më intereson. Fëmijët e mi dhe nëna e tyre nuk do të kenë kurrë vështirësi, do të kenë gjithmonë një jetë komode”, u shpreh ai.

Në të njëjtin postim, ish-futbollisti flet për familjen e bashkëshortes së tij.

Familja e saj më thirri dhe më tha se fëmijët nuk ishin të mi. Kërkova një test të ADN-së, ata nuk e pranuan dhe vazhduan të më mohonin aksesin tek fëmijët e mi. Si mund të jetë dikush i tillë? Fatkeqësisht, paratë shkatërrojnë të gjitha familjet”.

Erdinç vazhdon me idenë për të mbështetur familjen e tij dhe në veçanti Taleb Erdinçin, së cilës i drejtohet me fjalët.

“Kurrë nuk kam menduar vetëm për veten time, kam bërë gjithmonë më të mirën që kam mundur dhe kam dhënë më të mirën në fushë. Unë i fitova këto para. Ju jeni familja ime dhe e meritoni, por shantazhet e tilla po më shkatërrojnë. Ndërgjegjja ime është e pastër, dua gjithmonë më të mirën për fëmijët e mi dhe nënën e tyre. Dëshira ime e vetme është që ata të kenë një jetë të mirë dhe komode. Ju keni qenë një grua dhe nënë e veçantë, por jeni ndikuar nga familja juaj, e cila nuk mendon për fëmijët. Ti i fshehe nga unë. Dua të shoh fëmijët e mi dhe kam të drejtë të pyes. Është e trishtueshme për ta, por duhej të reagoja”, përfundoi ish-futbollisti turk./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA