Gjatë një viti shpejtësia ka marrë 54 jetë! 171 aksidente dhe 4 mijë gjoba si pasojë e kësaj shkeljeje

14/12/2023 10:39

Gjatë periudhës janar- dhjetor 2023, kanë ndodhur 171 aksidente rrugore, me 54 persona të vrarë, si pasojë e tejkalimit te shpejtësisë maksimale të lejuar.

Tejkalimi i shpejtësisë maksimale të lejuar, nga 90 km/orë, në 146, 212 apo 239 km/orë, është papërgjegjshmëri dhe karshillëk ndaj ligjit.

Si pasojë e kësaj shkeljeje janë pezulluar 3910 leje drejtimi, për tejkalim të kësaj shpejtësie. Sipas policisë, 50% e numrit total të lejeve të pezulluara gjatë këtij viti, nuk ka dhënë efektet e duhura për sigurinë rrugore.

Policia Rrugore, ndërsa i quan sjellje të tilla – vrasëse të jetës në rrugë – thotë se duhet të jenë një këmbanë alarmi, për këdo që punon në strukturat e kësaj policie.

“Ndaj, për të parandaluar këto sjellje agresive në rrugë, e gjithë flota e shpejtësi-matësve dhe mjeteve inteligjente të Policisë do jetë ditë dhe natë në punë, derisa kjo të marrë fund”, thonë ata.

Top Channel