Tepelenë/ Penguan rrugën për të mos lejuar ndërtimin e ujësjellësit dhe kundërshtuan policinë, nën hetim 4 persona

13/12/2023 14:45
Foto ilustruese

4 persona janë nën hetim në Tepelenë pasi penguan rrugën për të mos lejuar ndërtimin e ujësjellësit dhe kundërshtuan policinë.

S. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 43 vjeç, G. C., 32 vjeç dhe D. Gj., 43 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mezhgoran akuzohen për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti

Procedimi penal për këta persona ka nisur sepse duke vënë gurë, në rrugën në hyrje të fshatit Mezhgoran, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në këtë rrugë. Gjithashtu, ata kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA