Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ The Morning Show dhe te dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.
Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, qe vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.
Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në Morning Show, Reese Witherspoon, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena. “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”,-u shpreh aktorja.
“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer. Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj. Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.
“Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”.
Së fundmi, ylli i serialit “Friends” ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për Vogue aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj./Tar
Top Channel