Një veprim i pazakontë ndodhi në takimin e zhvilluar nga konkurrentët e “Për’puthen”.

Saidja dhe Serxho do të zhvillonin takimin e tyre, por gjërat nuk shkuan aspak mirë, pasi ky i fundit e braktisi atë akoma pa nisur të flisnin me njëri-tjetrin.

“Unë po e shoh që edhe e qeshura është fallso. Kam menduar këto ditë dhe kam arritur në një konkluzion se pëlqimi jonë ishte në mes të perit. Më vjen keq që ta them, por mendoj që një gjë e krisur nuk thyhet më. Mendoj që është e kotë të vazhdojmë. Ti në rrugën tënde, unë në time”, u shpreh ai i nervozuar.

Konkurrentja mbeti e shokuar dhe e prekur nga veprimi që ka bërë djali me të cilin ajo donte të njihej më tepër për shkak të pëlqimit.

“Erdha direkt nga Lushnja për të, e lodhur dhe shi çfarë bën. Kisha bërë një surprizë për të. Për Zotin nuk është normale kjo që bëri. Bëj kaq shumë gjëra për të, kam ulur veten time për Serxhon. Nuk di çfarë të bëj më. Për mua mori fund. Ndjehem e shumë e ofenduar. Nuk e kam fajin unë që ai iku”, deklaroi Saidja.

Ajo nuk u dorëzua pavarësisht se pëlqimi i saj e braktisi në takim. Saidja e mori në telefon por ai nuk iu përgjigj.

“Veprim i paprecedentë. Kjo që ndodhi tani, nuk e kam fajin unë. Po ndjehem keq. Se prap po mundohesha…”, shtoi më tej ajo.

Ky veprim u komentua edhe në studion e “Për’puthen”, në të cilën veprimi i Serxhos u konsiderua një lloj ndarjeje nga Saidja.

Opinionistja Neda Balluku u shpreh se ishte gjëja më e mirë të përfundonte marrëdhënia e dyshes.

“Nëse më pyet mua ka bërë shumë mirë. Problemet që ai ka me veten do të reflektoheshin tek marrëdhënia juaj. Edhe tani ai nuk të ka treguar se përse ndodhi kjo”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA