Video/ “Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem”, Vuçiç këndon për Kosovën pas humbjes në zgjedhje Pas më shumë se një viti, kompania serbe Elektrosever dhe ajo në Kosovë, KEDS kanë arritur kontratë komerciale për shpërndarjen dhe faturimin e energjisë elektrike në Veri të vendit.
Kjo kontratë që obligohej nga udhërrëfyesit për energjinë i dakorduar vitin e shkuar, si derivat i marrëveshjeve të 2013 dhe 2015, për energjinë, përfundimisht ndal humbjet komerciale të energjisë elektrike në Veri.
“Kjo i hap rrugë që konsumatorët në katër komunat veriore të furnizohen, por edhe t’u faturohet shpenzimi, të cilin për vite e kanë bërë e nuk u është paguar”, tha Liron Gjocaj i INDEP.
Kontrata mes kompanisë serbe dhe KEDS nuk është publikuar ende, por pritet që të zbatohet në tërësi edhe pse ka dyshime se i përket kohëzgjatjes së implementimit.
“Shpresoj që kjo marrëveshje të funksionalizohet e implementohet sepse jemi mësuar tashmë është bërë një rutinë që marrëveshjet të arrihen që të priten me pompoziteti e të mos implementohen”, shtoi Gjocaj.
Çdo vit humbjet komerciale të energjisë elektrike në veri konsiderohet se janë rreth 25 milionë euro nga mosfaturimi i shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.
Top Channel