Ndeshja e fundit në grupet e Europa League, arbitër shqiptar për Atalantën e Gjimshitit

13/12/2023 14:27

Atalanta luan të enjten ndeshjen përmbyllëse të Grupit D në Europa League ndaj polakëve të Rakow në transfertë.

Një sfidë në të cilën bergamaskët luajnë si të kualifikuar për raundin pasardhës ndërsa italianët siguruan edhe vendin e parë në grup.

Nga ana tjetër, asnjë shans kualifikimi për Rakow që luan për të shmangur vendin e fundit në grup. UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të vendosë drejtësi arbitri shqiptar, Enea Jorgji. Kjo nuk është hera e parë që Jorgji gjykon në Europë me reputacionin e tij që vjen gjithnjë në rritje.

Në sfidën e Atalantës së Berat Gjimshitit, Jorgji do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Florian Latës. Në VAR do të jenë gjyqtarët spanjollë Carlos del Cerro Grande dhe Guillermo Cuadra.

Ndeshjen mes Rakow dhe Atalantës mund ta ndiqni të enjten në SuperSport 4 duke nisur nga ora 21:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA