Napoli është në zi për shkak të vdekjes së Antonio Julianos, ish-futbollist dhe drejtues i klubit italian, i ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.
Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin e tij të dashur gjatë viteve 1962-1978.
Skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976). I vetmi ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B. Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë.
Duke fituar Europianin e viti 1968 me të kaltrit dhe duke u shpallur nënkampion bote dy vite më vonë në Botërorin e Meksikës. Më pas nisi karriera si drejtues sportiv i klubit të zemrës.
Me Julianon që ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradonës nga Barcelona në vitin 1984.
Verë ku filloi një nga romancat më emocionuese dhe të paharrueshme në lojën më të bukur me top.
“Një nga ditët më të këqija në historinë e klubit dhe tifozëve tanë“, lexohet në faqen zyrtare të kampionëve në fuqi të Italisë.
Top Channel