Dudushi ngre tonet ndaj zëdhënësit të Belerit: Çfarë pune ka Greqia, që fut hundët në Himarë?

13/12/2023 23:03

Analisti Alban Dudushi, i ndalur tek tensionet me Tiranës dhe Athinës zyrtare për çështjen Beleri, i është drejtuar zëdhënësit të Belerit Skerdi Dhuli me një pyetje të thjesht: ç’punë ka Greqia që fut hundët në çështjet e brendshme të Shqipërisë?!

Për “Top Story”, Dhuli argumentoi se Fredi Beleri nuk është futur në burg se është grek, por sepse ishte fitues dhe nëse Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë e bën sepse ai është vetëdeklaruar grek.

Sa i përket vetos me 3 pika nga Athina zyrtare, Dhuli devijon në argument duke e konsideruar atë veto europiane.

Dudushi: Pyetja e vetme që kam në këtë rast është ç’punë ka Greqia?!

Dhuli: Vetë Rama tha që kjo nuk është çështje shqiptaro-greke se edhe kandidatët e Edi Ramës grek po deklarohen…

Dudushi: Jo, por prandaj po të pyes. E zëmë se këto që thua ti janë të vërteta dhe me të gjithë arsyet dhe mosarsyet që ka një opozitë për të thënë që e kanë vjedhur, ka pasur represion ndaj saj, qeveria ka futur të gjitha mjetet për të manipuluar dhe deri në arrestimin e kandidatit, i cili në fakt ishte fitues sikurse thoni ju. Pra Rama konstatoi se Beleri ishte fitues dhe nisi sulmin ndaj tij. Pra e zëmë se po biem dakord me gjithçka thua ti, tani Greqia ç’punë ka?! Ma jep dot ti një përgjigje?! Ç’punë ka Greqia që fut hundët?! Pse kërcënon me veto për një rast të një njeriu që është përfaqësuesi i opozitës në një bashki që është shqiptare, sikurse janë edhe shumë bashki të tjera sepse kemi 61 bashki. Pra këtu është vjedhur edhe në bashki të tjera, pse merret Greqia vetëm me një bashki?

Dhuli: Për shkak se fituesi në fjalë, Fredi Beleri është vetëdeklaruar grek. Është vetëdeklaruar grek edhe kandidati i Edi Ramës, por ka diçka…

Dudushi: Dalim te pyetja tjetër, sipas teje Fredi Beleri është arrestuar sepse është vetëdeklaruar grek apo sepse ishte një kandidat i fuqishëm i opozitës që do t’i bënte bllok korrupsionit shtetëror dhe transferimit të pronave në njerëz që nuk janë larë kurrë në këtë det?!

Dhuli: Absolutisht po…

Dudushi: Cili është motivi që ka pasur Edi Rama për të burgosur Fredi Belerin sipas teje?

Dhuli: Ta shpjegoj unë. Fredi Beleri nuk është futur në burg se është grek, është futur sepse ishte fitues. Në qoftë se Beleri do të kishte humbur dhe në do të kishim ikur në shtëpi në 15 maji, për Edi Ramën Fredi Beleri do të ishte burr i nderuar.

Dudushi: Pra ishte një fitues që do t’i bënte bllok Edi Ramës në 70% të detit Jon që e menxhon bashkia e Himarës?

Dhuli: Padiskutim…

Dudushi: Ç’punë ka Greqia po të pyes edhe njëherë?

Dhuli: Sepse Fredi Beleri është vetëdeklaruar grek.

Dudushi: …pra, Fredi Beleri nuk qenka diskriminuar si grek, por si një pengesë ndaj Greqisë për të gjitha zullumet që bënë në atë zonë. Ç’punë ka Greqia po pyes edhe njëherë?

Dhuli: Vetoja e Bashkimit Evropian nuk ka ardhur vetëm për këtë arsye…

Dudushi: Jo jo jo, e grekëve, lëre Bashkimin Evropian. BE është e gjitha pro hapjes, Greqia rrezikon të vendos veton.

Dhuli: …ka ardhur edhe për shkak të dialogut të munguar mazhorancë-opozitë, por kjo është temë tjetër.

Dudushi: Jo jo, për pikat që ka Greqia është çështja Beleri. Ka vënë 3 kushte për këtë. Besoj se je i informuar?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA