24/11 21:11
Roberto Moreno është trajneri i cili po studion përfaqësuesja e Kosovës për të ardhmen.
“Dardanët” janë hedhur në sulm për të zëvendësuar të shkarkuarin Primoz Gliha dhe presidenti i Federatës, Agim Ademi ka mbajtur bisedimet e para në Stamboll me 46-vjeçarin që në të kaluarën ka trajnuar Granadën, Monaco apo edhe Spanjën, ndërsa më parë ishte ndihmës i Luis Enriques.
Megjithatë, nuk janë vetëm Dardanët të interesuar për spanjollin pasi së fundmi, mediat flasin për oferta nga klubi i Soçhit në Rusi e po ashtu edhe nga Adana Demirspor në Turqi.
Mbetet për t’u parë se cili opsion do të tundojë Roberto Morenon për të ardhmen, teksa në Kosovë e presin për një tjetër tur negociatash, këtë herë në Prishtinë.
Top Channel