“Sundimi i ligjit”/ Kultivonte kanabis së bashku me 9 persona të tjerë, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

12/12/2023 15:23

Një person është arrestuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve intensive, autoritetet bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. P., 26 vjeç.

26-vjeçari u arrestua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimëve narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet policore në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit antikanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel