SPAK kërkon ndryshim mase, Berisha: Çfarëdo lloj vendimi do ta respektoj nëse parlamenti e autorizon

12/12/2023 13:18

Reagimin e parë për kërkesën e arrestimit, Sali Berisha e bëri nga selia e PD-së duke deklaruar se do të lërë fatin e tij në dorë të socialistëve.

“Unë do të zbatoj vendimin e Parlamentit. Pavarësisht se ky është një vendim antikushtetues. Ky akt i SKAP-it kundër meje është frymëzim për opozitën”- tha ai.

Menjëherë më pas Berisha u duk në dyert e Kuvendit, ku e priste mbledhja e një grupimi parlamentar demokrat me praninë edhe të Gazment Bardhit; që ndanë të njëjtin mendim me ishkryeministrin.

Sali Berisha përforcoi qëndrimin e tij se do të pranojë vendimin nga Këshilli i Mandateve, cilidoqoftë ai, por zbuloi se deputetët mbështetës të tij do të bëhen pengesë për zhvillimin e mbledhjes duke vazhduar me aksionin opozitar.

“Në vitin 2013, Berisha ka dërguar në parlament aprovimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojte të deputetëve. Ky ligj është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij. Nga një gjykatë tërësisht në konflikt interesi, e kërkuar nga unë në 8 shkurt të 1996. Deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e tjerë në Kushtetutë. Do ta lexoj plotësisht. Është një kërkesë krejtësisht normale. Në parim jam 100% dakord.

Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, kjo është të tallesh me Kushtetutën. E votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshtim. Çfarëdo lloj vendimi do ta respektoj pa asnjë diskutim.

Parlamenti të vendosë ç’të dojë. Unë kam vendosur të firmos në vitin 2012, një pikë që i jep disa atribute deputetit. Po e vendosi parlamenti… unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos unë do ta zbatoj. Një vendim 100% i zbatueshëm.

Kjo është e gjitha e Edi Ramës. Unë e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin sepse e kemi hequr nga kushtetuta hetimin. Nuk mund të kem dy qëllime, atë që mendoj për vete e mendoj edhe për të tjerët. Është tjetër gjë a është i drejtë apo jo, por asnjë lloj shmangie nuk do ketë nga organet e drejtësisë. Tani të vendosë parlamenti.

Kufizimet ndaj drejtësisë nuk janë të individit, janë të parlamentit që askush të mos mund ta destabilizojë. Në këtë kontekst në qoftë se parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm, është përgjegjësia e tij, unë do përputhem me veprimet e gjyqësorit.

Asgjë nuk më ndalon dot nga beteja pa kthim deri në fitore. Do realizohet në çdo skaj. Shqiptarët e shohin si një përpjekje për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim për opozitën. Ndihem më i motivuar se kurrë”, tha Berisha.

“Qëndrimi ynë por edhe i z.Berisha ka qënë se do të votojë pro çdo kërkesë që vjen nga Spaku në përputhje me Kushtetutën. Unë e ftoj Edi Ramën të përmbushë kërkesat tona që të kthehemi në një seancë normale e të marrim pjesë në votimin e kësaj kërkese. Në rast të kundërt padiskutim nuk devijohet aksioni i opozitës”- u shpreh Bardhi.

Me apo pa miratimin e opozitës mazhoranca i ka votat për ti dhënë dritën jeshile SPAK-ut për ti ashpërsuar masën e sigurimit Sali Berishës.

Top Channel