Në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat, mbrëmë rreth mesnate ka rënë zjarr.

Flakët dyshohet se janë vënë me qëllim nga i moshuari që jetonte atje, babai i të zotit të shtëpisë, i cili ndodhet në emigrim. Shahin Qato, që ndodhej vetë në shtëpi, shpëtoi pa lëndime. 78-vjeçari u vu nën hetim,

Dëme materiale ka pësuar kati i tretë i vilës e cila sipas dëshmisë së zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje, i ka pasur muret të lyera me benzinë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel