Forcat e Armatosura do të pajisen së shpejti me dronë “Bayraktar”! Rama: Flota, në funksion të sigurisë kombëtare dhe Aleancës

12/12/2023 16:13

Forcat e Armatosura do të pajisen së shpejti me dronë “Bayraktar”, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të dronëve duke theksuar se kompletimi i Shqipërisë me ta përbën rëndësi të veçantë të sigurisë tonë kombëtare dhe asaj të Aleancës.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”- shkruan Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta