Finlanda do të rihapë dy vendkalime përgjatë kufirit të saj me Rusinë këtë javë, pasi i mbylli të gjitha muajin e kaluar.
Në nëntor, qeveria e Finlandës tha se tetë rrugë midis dy vendeve do të mbylleshin për të parandaluar një fluks azilkërkuesish.
Duke folur sot për hapjen e kalimit, kryeministri Petteri Orpo tha në një konferencë për shtyp se: “Pa heqjen e kufizimeve, ne nuk mund të verifikojmë nëse po bëhet një ndryshim për mirë. Nëse fenomeni vazhdon, ne do t’i mbyllim këto pika kufitare.”
Helsinki ka thënë se Rusia po i dërgonte njerëzit drejt kufirit në shenjë hakmarrjeje për vendimin e saj për të riafirmuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, si dhe vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, një akuzë që Kremlini e mohon.
Top Channel