Producenti Ledion Liço: Qëllimi ynë, të krijojmë seriale e filma cilësorë për publikun e etur për shqip

11/12/2023 13:06

Një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat.

Duke folur për prodhimet kinematografike të “Top Channel Films”, producenti Ledion Liço, u shpreh se qëllimi është për të krijuar seriale dhe filma cilësorë.

“Ne e kemi pasur të qartë synimin tonë, synimi ynë ishte që pasi arritëm të bënim produksione televizive shumë të suksesshme dhe të ndjekura, do të donim të bënim filma e seriale shumë të suksesshme dhe të bukura. Qëllimi ynë nuk është asesi të shkojmë në festivalin x apo y, nuk është të marrim një Oscar, por kjo gjë nuk e përjashton. Në momentin që futesh në atë fushë, domosdo që nuk do të prodhosh vetëm filma komercialë, do të thotë të eksplorosh të gjithë ylberin e zhanereve të kinematografisë. Qëllimi është të bëjmë produkte cilësore, që hapin vende të reja pune, që angazhojnë artistët që janë të etur për të prodhuar filma, seriale apo derivate të tyre”.

Qëllimi është t’i ofrojmë publikut mundësinë për të konsumuar shqip, u shpreh Liço.

“Publiku është i etur për shqip. E kemi vënë re në premierat nëpër botë. Jam i bindur që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ‘5 herë jo’. Ky është qëllimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA