Pazaret e Krishtlindjeve të gjymtuara nga kriza dhe inflacioni në dyqanet e Parisit

11/12/2023 19:06

“Buxheti im i Krishtlindjeve është 60 euro”, thotë blerësi Benjamin, i cili ka ardhur për të blerë dhuratat e femijeve në dyqanin JouéClub në Paris, ndërsa shton për rrjetin AFP se vitin e kaluar mund të shpenzonte deri në 90 euro.

Agjencitë vendase thonë se buxheti mesatar i familjeve franceze për Krishtlindjet e sivjetshme (për dhuarata e përgatitje të tjera) është 369 euros, në krahasim me 404 euro në 2022, teksa inflacioni i rëndë ka lënë pasoja në blerjet e tyre të pushimeve, sipas një sondazhi të grupit francez Toluna Harris.

Laurent Flori, menaxheri i dyqani të dhuratave JouéClub, tha se njerëzit përsëri po blejnë, por kësaj radhe artikuj më të lirë.

“Njerëzit tregohen të kujdesshëm në lidhje me inflacionin dhe rënien e fuqisë blerëse, ata ose bëjnë vetmë një dhuratë të bukur ose blejnë disa me çmime të lira.”

“Lodrat me tematikë tradicionale preferohen për fëmijët si Lego, Playmobil, që nuk dalin kurrë nga moda.”

Punonjësi i mirëmbajtjes së kompjuterëve Benjamin shtonte se përveç buxhetit të ulët, i duhej të tregonte më shumë kujdes me dhuratat, të cilat mund të ishin më të vogla por që gjithsesi të kenaqnin marrësit e tyre.

“Zakonisht blej dy ose tre dhurata në këtë kohë por prej kufizimeve do të zgjedh vetëm një. Fëmijëve u tregojnë të zgjedhin më pak dhurata, të mos tregohen makutë por të mendojnë për idenë më të mirë të dhuratës, si me ne ashtu dhe me gjyshërit”, shton burri./AFP/

FOTO GALERI
1/4
Inflacioni i rëndë ka lënë pasoja në blerjet e tyre të pushimeve, sipas një sondazhi të grupit francez Toluna Harris.

Top Channel