Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Golem.

Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, ka aksidentuar për vdekje një shtetas, ende i paidentifikuar.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkaq, policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel