Australia “i mbyll derën” emigrantëve? “Do përmirësojmë sistemin e dëmtuar”

11/12/2023 08:13

Australia planifikon ndryshime të mëdha në sistemin e saj të emigracionit, të cilin e përshkruan si “të dëmtuar”.

Vendi do të përgjysmojë numrin e emigrantëve të cilëve i hap dyert e tij, duke e çuar në 250.000 shifrën e të pranuarve, ç’ka përkon me nivelet përpara pandemisë së koronavirusit. Plani është që kjo strategji të vihet në zbatim deri në qershor të vitit 2025. Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen gjithashtu.

Emigracioni është rritur në nivele rekord në Australi, duke e shtuar ndjeshëm presionin veçanërisht në raport me strehimin dhe infrastrukturën. Nga ana tjetër megjithatë, ajo ka ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe po tenton të tërheqë sa më shumë të tillë. Teksa prezantoi strategjinë 10 vjecare të emigracionit, ministrja e Brendshme australiane, Clare O’Neil, ka thënë se sistemi i emigrimit është “rrënuar” nga qeveria paraprake.

Një rishikim paraprak këtë vit, doli në përfundimi se sistemi është krejtësisht i dëmtuar dhe nevojitet një reformë rrënjësore. 510 mijë kanë mbërritur në Australi këtë vit, por ministrja u zotua ta vendosin sërish situatën nën kontroll duke përgjysmuar numrin e tyre. Në mesin e kërkesave të reja për emigrantët do të jetë një nivel i caktuar i gjuhës angleze.

Top Channel