Dy kushërinj, Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, ranë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi më anë të një thike grabitën punonjësin e një karburanti në zonën e Selitës.
Kristjani është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandro i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore pavarësisht se ky i fundit bëri rezistencë dhe u përlesh me 21 vjeçarin.
Ndërkohë në arrati vijojnë të jenë autorët e tentativës së një grabitje në fshatin Prush të Tiranës.
Një provë e fortë për hetimin janë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës të cilat kanë qenë aktive dhe kanë regjistruar të gjitha lëvizjet e autorëve të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur.
Çifti i të moshuarve ka deklaruar gjithçka komunikuan me grabitësit, të cilët nisur nga fakti se kjo familje kishte biznese shkuan për të vjedhur por reagimi në kohë i policisë bëri që kjo tentative të dështojë. Në banesë policia sekuestroi gjurmë gishtërinjsh dhe mbetje biologjike që dyshohet se u përkasin autorëve të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për analizim. Të njëjtët grabitës dyshohet se janë autorë dhe të vjedhjes së një karburanti në zonën e Vaqarrit.
Për të parandaluar ngjarje të tilla gjatë këtyre javëve feste policia e shtetit ka parashikuar një plan masash me shtim të patrullimeve në zonat e banuara dhe ato industrial.
Top Channel