Si një vajzë e pasur u rrit mes dhimbjes dhe rregullave të rrepta, fëmijëria që ndryshoi përjetësisht Brigitte Bardot…
Enisa dhe Gerti zhvilluan një takim, disa ditë pasi konkurrentja kërkoi që të largohej nga programi, ndërsa ky i fundit e bindi atë të bëjë të kundërtën.
Konkurrenti ka zgjedhur ta çojë konkurrenten në ambientet e universitetit të tij, ndërsa deklaratat ishin ato që habitën konkurrentët, përfshirë moderatoren.
Gjatë diskutimit në studio, Megi pyeti Gertin pse e cilësoi Enisën si “60% djall”, ndërsa ai shpjegoi se ishte shprehur kështu për shkak të sensualitetit që i ofroi në disa momente.
Biseda e zhvilluar mes tyre:
Megi: Enisa ti kur shikon Gertin që te mbron, ndihesh mirë që ai është kaq protektiv?
Enisa: Sigurisht që ndihem mirë. E kush nuk do ta donte!
Megi: Enisa ti ndihesh mirë që Gerti është protektiv ndërsa Gerti thotë se ti je 60% djall. Pse e thua këtë Gerti? Ku e ke parë?
Gerti: Unë e kam parë Enisën që në disa momente është sensuale, provokuese…
Megi: Ti që thua për Enisën 60% djall, do të thotë që ty kjo gjë të pëlqen? Po djallëzitë e tjera të saj ku i shikon?
Gerti: Po ja mënyra se si flet…
Neda: Gerti po pse e cilësove Enisën si djall dhe përdore përqindjen, ashtu si veprove më parë edhe me Albën?
Gerti: E bëra në mënyrë indirekte sepse unë edhe në jetën e përditshme i studioj numrat.
Top Channel