Deklaratat e presidentit palestinez për Holokaustin, Gjermania nuk do të ndjekë çështje penale kundër tij

11/12/2023 17:44

Prokurorët në Berlin njoftuan se nuk do të ndjekin një çështje penale për presidentin palestinez Mahmud Abbas, pasi komenteve të tij mbi Holokaustin, gjatë një vizite të zhvilluar vitin e kaluar.

Zyra e prokurorit të Berlinit doli në përfundimin sot se lideri palestinez ka “kryer krimin e nxitjes së urrejtjes racore”, por vendosi të mos ndjekë një gjyq sepse ai ka imunitet diplomatik.

Gjatë konferencës për shtyp, e cila u zhvillua më shumë se një vit para shpërthimit të luftës aktuale, Abbas akuzoi Izraelin për kryerjen e “50 holokausteve” kundër palestinezëve që nga viti 1947.

Abbas po hetohej nga policia gjermane me dyshimin për nxitje të urrejtjes pasi ai u akuzua për “relativizimin e Holokaustit”, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Edhe pse Scholz nuk e sfidoi menjëherë presidentin palestinez për komentet, ai shkroi në Twitter sot “X”) të nesërmen, se ishte “i neveritur nga komentet e egra”.

Top Channel