8.8 milionë euro për menaxhimin e burimeve ujore, nis projekti i Bashkimit Europian dhe Austrisë

11/12/2023 13:37

Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers” i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër.

Projekti 5-vjeçar është bashkëfinancuar nga BE me 7.5 milionë euro dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me 1.3 milionë euro dhe zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Projekti EU4Rivers synon të mbështesë Shqipërinë në përafrimin me standardet e ujit të BE-së, duke u fokusuar në ngritjen e një sistemi të besueshëm monitorimi të ujit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin efektiv të burimeve ujore.

EU4Rivers u lançua në një ceremoni të përbashkët nënshkrimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, me praninë e Ministres Mirela Kumbaro, Shefit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorit Silvio Gonzato, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, kreut i Zyrës Austrian Development Cooperation në Tiranë, David Muckenhuber dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Burimeve Ujore, Gerta Lubonja.

Top Channel