Kultivim kanabisi në Elbasan/ Ndalohen dy të shpallur në kërkim, gjykata e Elbasanit vendos masën “arrest në burg”

10/12/2023 10:42

Dy persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antikanabis “Krasta”, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike janë ndaluar nga policia.

Ata janë autorët e dyshuar të kultivimit të 250 bimëve narkotike në muajin qershor në fshatin Seltë, bimë të asgjësuara gjatë dy fazave të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan A. M., 36 vjeç, banues në Krujë dhe F. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimeve, Gjykata e Elbasanit bazuar në provat e siguruara nga hetimi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, përgjatë dy fazave të tij, zhvilluar në muajin qershor, u gjetën në pronë publike rreth 250 bimë narkotike kanabis, në kultivimin e të cilave dyshohet se janë bashkëpunëtorë dy të arrestuarit,

Gjithashtu në kuadër të dy fazave janë vënë në pranga dy inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 persona të tjerë për kultivimin e bimëve narkotike.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA