Me afrimin e festave të fundvitit shtohen dhe veprimtaritë kriminale kundër pronës dhe personit.
Të tilla janë ngjarjet e fundit në Tiranë ku dy persona u grabitën në sheshin Skënderbej nga dy 17 vjeçarë, me pistoletë lodër.
Grabitja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit së ditës së djeshme. Paratë e vjedhura u gjetën, njofton policia, së bashku pistoletën imituese, si dhe biçikletën të cilën autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Një prej tyre është kapur dhe tjetri po kërkohet.
Ndërsa mbrëmjen e së shtunës, policia ndërhyri në duke parandaluar një grabitje në fshatin Prush të Tiranës. Tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj policisë që është kundër përgjigjur. Autorët janë larguar dhe janë ende në kërkim.
Policia e Shtetit njofton se do të rrisë vigjilencën gjatë kësaj periudhe për të penguar të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë atmosferën festive, për të kryer vepra kriminale ndaj njerëzve dhe pronës.
Top Channel