Izraeli, më shumë se 22 mijë sulme në Gaza që nga fillimi i luftës

10/12/2023 20:28

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë kryer mbi 22,000 sulme në Gaza që nga shpërthimi i luftës së saj kundër Hamasit më 7 tetor.

Enklava ka qenë nën bombardime pothuajse të vazhdueshme, me Izraelin që pretendon se ka goditur vetëm objektiva ushtarake.

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, shifra të cilat Jeruzalemi pretendon se janë fryrë në mënyrë dramatike.

IDF tha se 3,500 nga ato 22,000 sulme janë kryer që kur marrëveshja njëjavore e armëpushimit u rrëzua në fillim të muajit. Sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë në të gjithë enklavën, duke detyruar rreth 1.9 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas agjencive të OKB-së.

Top Channel