Një automjet tip“ Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin Fier- Fermë- Çlirim, teksa fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivet zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dal menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qene një defekt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA