Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet në Japoni për të promovuar këngën e saj më të fundit dhe për t’u takuar me fansat e saj.
Gjatë një shëtitje, ajo takohet me një fotograf japonez i cili i ka kërkuar t’i bëjë disa foto dhe ndërkohë që kanë shkëmbyer disa biseda bashkë.
Ajo që ra më shumë në sy është veshja e Duas, një veshje që e tregonte mjaft sportive dhe bukur. Por aksesorët që ajo kishte vendosur të përdorte ranë për keq në sytë e fansave. Në qafë ajo mbante disa vërse ngjyrë gold. Një nga varset kishte dhe një kryq. Sipas komenteve të fansave, Dua njihe botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman dhe bizhutë e saj, bien në kundërshtim me besimin që ka.
Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipeve dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.
View this post on Instagram
Top Channel