Izraeli vazhdoi të shtunën goditjen e objektivave të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, ndërsa ka zgjeruar ndërhyrjet ushtarake në luftimet dy-mujore.

Avionët luftarakë izraelitë goditën pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës ndërsa gdhihej e shtuna. Ushtria izraelite e kishte paralajmëruar popullsinë që të evakuohej drejt pjesëve jugore të Gazës para bombardimeve, ndërsa Izraeli ka zgjeruar aksionin ushtarak në jug dhe veri të rripit të Gazës.

Shtetet e Bashkuara përdorën veton të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur aleatin e saj përballë një kërkese për armëpushim. 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar, por që u bllokua nga Uashingtoni. Britania abstenoi. Pas dështimit të armëpushimit javën e kaluar, Izraeli zgjeroi fushatën e tij ushtarake me trupa tokësore.

Sulmet ndodhin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza. Britania abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, e kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi si dështim për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

“Ne nuk i mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm. Kjo do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme”.

Ushtria izraelite publikoi të shtunën (9 dhjetor) pamje që tregojnë dikë që qëllon ndaj trupave izraelite nga një shkollë e OKB-së në Beit Hanoun të Gazës, sipas Izraelit.

Të shtunën më shumë ndihma humanitare hynë në Gaza përmes vendkalimit Rafah. Ndërkohë, familjet e personave të marrë peng nga Hamasi gjatë ceremonisë së ndezjes së qirinjve për festen hebraike Hannukah, ndezën 138 qirinj, aq sa numri i personave që ende mbahen peng nga Hamasi.

Top Channel