Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
24/11 09:16
Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u shfaq me sukses komedia “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit.
Një çift në skenë dhe në jetë, aktorët Romir Zalla dhe Suela Bako sollën para publikut sfidat e një çifti të hapur, gati në shqyerje, një nga veprat më të njohura të shkruar nga nobelisti Dario Fo dhe gruaja e tij Franka Rame.
E vënë në shumë skena të botës për temën universale, dramën që trajton, komedia vjen si një bashkëpunim mes teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe Teatrit të Gostivarit.
Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Pas Durrësit, komedia do të shfaqet në Gostivar dhe Shkup.
Top Channel