Zbulohet një magazinë me sasi të madhe fishekzjarrësh dhe kapsollash të kontrabanduara, nën hetim pronari

08/12/2023 10:51

Është zbuluar në qytetin e Peshkopisë një magazine e një biznesi, ku mbaheshin qindra koli fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen.

Zbulohet  magazina e një biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh dhe kapsolla të kalibrave të ndryshëm, të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Në këtë ambient, u kap shtetasi E.I., 32  vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344  fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel