Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka lëshuar mbrëmjen e kësaj të premte 15 urdhër-arreste, ku disa prej të cilëve janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim.
Për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, drejtorin e infrastrukturës ne Bashkinë Tiranë Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj, SPAK ka kërkuar masën e arrestit në burg.
Për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola SPAK kërkoi një masë më të butë atë të arrestit në shtëpi.
Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Top Channel